
Shtatë vite më parë, të paktë ishin ata që e njihnin muzikën baroke, por festivali i përvitshëm solli këto tinguj në Shqipëri si një kulturë muzikore të re për t’ia prezantuar publikut shqiptar.
E veçanta e këtyre koncerteve kanë qenë gjithnjë vendtakimet. Jusuf Beqiri si drejtori artistik ka zgjedhur kishat e vjetra të Voskopojës, kalatë shumëvjeçare apo vende që të lidhin me një kohë të mëhershme.
Koncerti i radhës nga Vox Baroque pritet të jetë më 25 shtator në kalanë e Gjirokastrës. (A2 Televizion)