
Ishte viti 1844 kur për herë të parë shqiptarët mund të kishin një abetare. Thuajse 176 vite më parë, këto faqe konsideroheshin si arma më e fuqishme për t’u shkëputur nga varësia e arsimit në gjuhë të huaja.
Quhej Evetari shqip i Naum Veqilharxhit dhe e gjeni të ekspozuar në muzeun historik kombëtar.
Kjo abetare bashkë me shumë të tjera, thuajse 100 vite histori të mësimit të shkronjave janë nxjerrë nga arkivat e Bibliotekës Kombëtare për të rrëfyer një histori të dijes, që vinte nga përtej kufijve.
Një nga abetaret më joshëse për studiuesit është ajo e realizuar nga Kostandin Kristoforidhi, i cili në vitin 1867 botoi një abetare në gegërisht dhe një në toskërisht për t’i treguar edhe turistëve të huaj sa e pasur ishte gjuha shqipe. (A2 Televizion)