
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në Lezhë.
Një makinë ka përplasur një motoçikletë, duke plagosur rëndë drejtuesin e saj, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)