All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Lia e majmunit, ISHP: Nuk ka raste të dyshuara, risk i ulët ndaj sëmundjes

Nga A2 CNN
26 Korrik 2022, 15:18 | Aktualitet
Lia e majmunit, ISHP: Nuk ka raste të dyshuara, risk i ulët ndaj
All - Paragraf - 1

Në Shqipëri nuk ka raste të dyshuara me linë e majmunit. Nga monitorimi i situatës në vend, Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka sinjale për praninë e kësaj sëmundjeje që tashmë është emergjenca më e re shëndetësore globale. 

Artan Simaku, përfaqësues i Komitetit Teknik të sapongritur për këtë sëmundje infektive thotë se lia e majmunit dallon nga variçela apo lia e dhenve. Krahas temperaturës së lartë, skuqjes dhe flluskave në trup, lia e majmunit shkakton edhe fryrje të nyjave limfatike. Ajo përhapet përmes prekjes, pështymës, por edhe kontakteve seksuale.

All - Paragraf - 3

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencë shëndetësore globale nga lia e majmunit. Aktualisht, ajo është përhapur në mbi 70 shtete të botës, ku Europa është epiqendra e kësaj sëmundjeje infektive.

Bashkimi Europian miratoi përdorimin e vaksinës kundër lisë së zezë, e cila siguron mbrojtje në masën 80 për qind ndaj lisë së majmunit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos