“Shqipëria i ngjan Turqisë për strategjinë, duhet ta marrim si shembull”, epidemiologu: Delta si gripi sezonal

Nga A2 CNN
10 Gusht 2021, 10:43 | Aktualitet
“Shqipëria i ngjan Turqisë për strategjinë, duhet ta

“Shifrat janë qartësisht në rritje, kemi dhe rritje të shtrimeve në spital. Nuk duhet të shohim shumë rastet e reja, por rastet e rënda dhe shtrimet në spital, e sidomos nëse do të kemi mundësi të shohim sa prej tyre e kapërcejnë vaksinën dhe imunitetin njerëzor. Vigjilenca është e rëndësishme të mbahet. Ne nuk e dimë se sa për qind e njerëzve e kanë kaluar koronavirusin apo janë vaksinuar. Duke mos ditur këtë, edhe llogaria me vaksinimin është pak e vështirë të bëhet”.

Kështu u shpreh në Ditarin e mëngjesit në A2, epidemiologu Ilir Alimehmeti, teksa foli për situatën e pandemisë në vendin tonë.

https://a2news.com/2021/08/08/covid-19-ne-shba-shtim-te-rasteve-dhe-prani-te-virusit-tek-femijet/

Më tej, ai u shpreh se Shqipëria i ngjan shumë Turqisë për strategjinë që ka përdorur dhe për rrjedhojë duhet ta marrim si shembull, tha epidemiologu.

Sa i përket variantit Delta, Alimehmeti theksoi se ka filluar t’i ngjajë gripit sezonal. “Delta është qartësisht më i transmetueshëm dhe kjo vihet re edhe te shifrat. Simptomat e para janë të lehta dhe të ngatërrueshëm me çdo virus tjetër. Kjo e maskon këtë virus dhe si rrjedhojë arrin të kamuflohet dhe pacienti e shpërndan atë duke mos treguar kujdes. Ky variant ka filluar t’i ngjajë klinikisht gripit sezonal”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/10/infektimet-pas-vaksinimit-99-99-e-rasteve-nuk-kane-qene-te-renda/
https://a2news.com/2021/08/06/epidemiologu-vaksina-ul-semundshmerine-por-testi-i-vertete-do-te-jete-vjeshta-dhe-dimri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos