Prefekti i Kukësit: Situata në Kalimash nën kontroll, nuk ka pasur në asnjë moment ndërprerje të qarkullimit

Nga A2 CNN
10 Gusht 2021, 10:56 | Aktualitet
Prefekti i Kukësit: Situata në Kalimash nën kontroll, nuk ka

Situata në tunelin e Kalimashit, nga ku dje u shpërndanë pamje vërtet shqetësuese për sa i përket përhapjes së zjarreve,  duket sikur po shkon drejt normalizimit.

I intervistuar nga A2, prefekti i Qarkut Kukës, Zenel Kuçana, flet për një situatë nën kontroll. “   Që në orën 5 helikopteri ka qenë në aksion kemi patur një situatë problematike në veri të tunelit. Falë punës së forcave zjarrfikësve, nga ora 02.30 situata u stabilizua duke qenë në kontroll. Sot janë futur në aksion edhe forcat e Kosovës, ne njësinë administrative Malzi. Kanë operuar deri në 12 zjarrfikëse shqiptare dhe 9 kosovare, edhe pse terreni është i vështirë dhe jo gjithmonë mund të futeshin. Për herë të parë janë përdorur edhe hidrantët e tunelit, që kanë funksionuar në mënyrë perfekte”.

https://a2news.com/2021/08/10/situata-nga-zjarret-meta-niset-drejt-kalimashit-basha-mirenjohje-kosoves-per-ndihmen-vellazerore/

Prefekti mohon çdo vonesë në operacionet e shuarjes së vatrave në një objekt strategjik si tuneli i Kalimashit, si dhe lajmet e përhapura që lëvizja përgjatë tunelit ka qenë e bllokuar.

“Një sasi e vogël tymi ka hyrë në tunel, por ventilatorët kanë bërë punën e tyre. Në asnjë moment ka patur ndërprerje të qarkullimit, pavarësisht disa lajmeve të rreme që kanë qarkulluar”, nënvizon prefekti Kuçana.  

Sipas tij, pritet që helikopteri do vazhdojë punën në zonë, duke u përqendruar te disa vatra ende aktive në zonën e Thirrës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/10/zjarret-afer-tunelit-te-kalimashit-krahas-tokes-po-punohet-edhe-nga-ajri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos