Peleshi falënderon forcat e Kosovës: Situata nën kontroll, por jam i bindur për dorën kriminale

Nga A2 CNN
10 Gusht 2021, 11:54 | Aktualitet
Peleshi falënderon forcat e Kosovës: Situata nën kontroll, por

Nga Kukësi, ku po inspekton situatën e zjarreve, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi se gjendja aktualisht është nën kontroll. Duke falënderuar forcat e Kosovës për ndihmën, Peleshi u shpreh i bindur se zjarret janë vendosur qëllimisht për arsye të caktuara.

“Situata është shumë më e qetë, janë forca të shumta që po punojnë. Sot kemi marrë edhe një forcë shtesë nga Kosova. Dua të falënderoj ministrin Armend Mehaj që ka qenë i gatshëm për të na mbështetur. Janë 66 trupa dhe 9 zjarrfikëse, bashkë me to mendojmë ta vejmë nën kontroll situatën në vatrën e majës së Runës. Kombinimi i punës nga ajri dhe nga toka besoj se do ta eliminojë vatrën”, deklaroi ministri Peleshi nga zona e Kalimashit.  

Sipas tij, në përgjithësi, “situata në terren është dinamike, duke shtuar edhe dorën kriminale, tani jam i bindur, i disa personave që për arsye që duhen investiguar, na ndjekin mbrapa, por nuk mund të thuhet se cila ka qenë ndërhyrja më e mirë. Natyrisht që edhe ne nuk jemi perfekt”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/10/prefekti-i-kukesit-situata-ne-kalimash-nen-kontroll-nuk-ka-pasur-ne-asnje-moment-nderprerje-te-qarkullimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos