Vijojnë vatrat e zjarreve në jug dhe juglindje, në rrezik parku i Llogarasë

Nga A2 CNN
10 Gusht 2021, 11:29 | Aktualitet
Vijojnë vatrat e zjarreve në jug dhe juglindje, në rrezik parku i

Situata e zjarreve në qarkun e Vlorës dhe atë të Korçës vijon ende të mbajë në gjendje alarmi repartet zjarrfikëse, si dhe forcat e armatosura që ndodhen në terren.

Gjatë natës së shkuar dhe mëngjesi të sotëm, në zonën e Dukatit në Vlorë janë raportuar riaktivizime të disa vatrave të vogla zjarri, ndërsa po vijohet me shumë forca, si dhe me mbështetje nga ajri që të mos lejohet kalimi i flakëve në parkun e Llogarasë.

Edhe në Korçë, situata e zjarreve vijon të mbetet shqetësues. Katër vatrat e shfaqur ditë më parë, në Krushovë, Guri i Nikës dhe Vithkuqit raportohen të izoluara po jo të fikura plotësisht.

Autoritetet lokale që po drejtojnë operacionet për vënien nën kontroll të flakëve shprehen se zjarrëfikësit të mbështetur edhe nga efektivët e forcave të armatosura, po mbajnë nën monitorim të gjitha vatrat.

Në qarkun e Korçës deri më tani janë mbi 160 hektarë dhe pyje dhe shkurre që janë djegur nga zjarret. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos