Liderët botërorë, një traktat global për mbrojtjen nga pandemitë e reja

Nga A2 CNN
30 Mars 2021, 11:45 | Bota
Liderët botërorë, një traktat global për mbrojtjen nga

Kryeministri Boris Johnson iu bashkua më shumë se 20 liderëve botërorë që kërkojnë një marrëveshje të re globale që do të ndihmonte botën të përgatitej për pandeminë e ardhshme.

Në një shkrim të përbashkët të publikuar në gazeta të ndryshme rreth globit, udhëheqësit, përfshirë presidentin francez Emanuel Macron dhe kancelaren Angela Merkel, pohojnë se Covid-19 ka qenë sfida me e rëndë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Një pandemi ose krizë e re shëndetësore, sipas tyre, është thjesht çështje kohe. 24 liderët theksojnë se nevojitet një traktat i ngjashëm me atë që u arrit në prag të Luftës së Dytë Botërore, për të mundësuar bashkëpunim ndërkufitar. 

Firmëtarët, mes të cilëve edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se do të ketë pandemi dhe kriza të tjera të mëdha shëndetësore. Asnjë qeveri apo agjenci multilaterale nuk mund të adresojë e vetme këtë kërcënim. Pyetja nuk është më, nëse do të ndodhë, por kur do të ndodhë. Pandemia e Covid-19 ishte një kujtesë e dhimbshme se askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt.

Liderët thonë se shtetet duhet të bëhen bashkë, për të qenë më mirë të përgatitur në parashikimin, parandalimin, evidentimin dhe vlerësimin e përgjigjeve të përshtatshme ndaj pandemisë, në mënyrë të koordinuar.

 Një traktat i ri, sipas tyre, do të ndihmojë në krijimin e sistemeve më të mira për të paralajmëruar qytetarët mbi pandemitë të mundshme, duke përmirësuar në të njëjtën kohë shpërndarjen e të dhënave, vaksinave dhe pajisjeve mbrojtëse.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos