Liderja e opozitës bjelloruse, Tikhanouskaya, thirrje për grevë në të gjithë vendin

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 10:17 | Bota
Liderja e opozitës bjelloruse, Tikhanouskaya, thirrje për grevë

Mijëra veta në Bjellorusi kanë protestuar në rrugët e kryeqytetit Minsk, të dielën, mbi dy muaj pasi presidenti Lukashenko fitoi zgjedhjet. Policia përdori gazlotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmat e protestuesve. Të paktën 280 persona u arrestuan. Media Bjelloruse raportoi se disa njerëz pësuan lëndime.

Opozita bjelloruse ka bërë thirrje për një grevë të përgjithshme në të gjithë vendin, më 26 tetor, si presion ndaj Alyaksandr Lukashenkas, për të dhënë dorëheqjen.

Tsikhanouskaya, e cila ndodhet aktualisht në Lituani u ka kërkuar bjellorusëve të bllokojnë rrugët, të mbyllin vendet e punës, të ndalojnë përdorimin e dyqaneve dhe shërbimeve qeveritare dhe të tërheqin të gjitha paratë nga llogaritë e tyre bankare.

Bjellorusia është tronditur nga protestat që kur Lukashenka, i cili është në pushtet që nga viti 1994, u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të vendit më 9 gusht. Opozita e ka akuzuar për manipulim të gjerë të votave duke thënë se Tsikhanouskaya ishte fituese e ligjshme. Ajo mori vetëm 10% të votave dhe refuzoi njohjen e rezultatit si të vlefshëm, duke thënë se ishte manipuluar.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania dhe Kanadaja kanë refuzuar të njohin fitoren e Lukashenkas, dhe vendosën ndalime të udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve kundër një vargu zyrtarësh bjellorusë të akuzuar për mashtrim zgjedhor dhe shtypje të protestave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos