
Rreth dy mijë persona kanë protestuar në rrugët e Berlinit kundër masave të marra për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Sipas asaj që u raportua nga policia, gjatë demonstratës "rregullat e distancës dhe përdorimit të maskave nuk u respektuan absolutisht".
Ndërkohë që, pati momente tensioni midis protestuesve dhe policisë, ku për pasojë disa persona mbetën të lënduar, ndërsa policia arrestoi disa nga protestuesit.
Një sulm zjarrvënës u vu ndaj njërës prej ndërtesave të Robert Koch Institut, institutit shkencor të qeverisë së referencës në menaxhimin e emergjencës pandemike.
Policia po heton situatën dhe nuk përjashton motivin politik. (A2 Televizion)