Lidhja e “palejuar” i kushtoi oficeres së burgut 12 muaj dënim

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 18:09 | Bota

Oficerja e një burgu në Britani, e cila u dashurua dhe pati një marrëdhënie pasionante me një të dënuar të rrezikshëm, u dënua me 12 muaj burg për shpërdorim detyre.

27-vjeçarja Ayshea Gunn, e diplomuar për kriminologji dhe psikologji u shpall fajtore pasi i kishte treguar të dashurit të saj të burgosur taktikat e kontrollit të rojeve të burgut, madje i kishte dërguar atij video tepër sqaruese. Në më pak se 6 muaj, ajo dhe i dënuari Khuram Razaq kanë pasur më shumë se 1200 telefonata.

Gunn gjithashtu i kishte dërguar një palë të brendshme, të dashurit të saj, i cili po vuan një dënim prej 12 vjetësh për grabitje të armatosur në burgun e Berwyn. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos