
Liga e Kombeve mësoi çiftet finaliste të nëntorit, atje ku do të luftohet për 4 bileta të cilat mundësojnë Kampionatin Europian. Gjeorgjia eliminoi Bjellorusinë pas fitores 1-0 dhe do të ndeshet në finale pikërisht me Maqedoninë e Veriut që ndaloi në gjysmëfinale Kosovën.
Bosnja u mund pas goditjes së penalltive nga Irlanda e Veriut, ndërkohë që koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Ishullorët avancuan më tej dhe do të përballen në aktin final me Sllovakinë e cila eliminoi Irlandën po nga pika e bardhë e 11-metërshave.
Serbia ia doli të mposhtë në kohën shtesë Norvegjinë e yllit Erlin Haland. Ballkanasit do të ndeshen tashmë me Skocinë që triumfoi kundër Izraelit. Hungari-Islandë është finalja tjetër e nëntorit, për një vend në Kampionatin Europian. (A2 Televizion)