Mungojnë yjet, publikohet formacioni me të cilin Kosova sfidon Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
8 Tetor 2020, 19:40 | Futboll

Janë publikuar formacionet e ndeshjes Maqedoni e Veriut-Kosovë, e vlefshme për finalen e fashës D të Ligës së Kombeve.

Kosova paraqitet në këtë ndeshje me shumë mungesa të rëndësishme, mes të cilëve Rrahmani, Rashica dhe Muriqi.

Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut zbret në fushë me 5 shqiptarë nga minuta e parë.

MAQEDONIA E VERIUT: Dimitrievski, Bejtulai, Velkoski, Musliu, Ristovski, Nikolov, Ademi, Alioski, Bardhi, Nestorovski, Pandev.

KOSOVA: Muriç, Vojvoda, Aliti, Dresheviç, Kulolli, Shala, Berisha, Hadergjonaj, Celina, Zeneli, Nuhiu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos