Liga e Kombeve, Shqipëria përballë Lituanisë për 3 pikët e radhës

Nga A2 CNN
6 Shtator 2020, 20:19 | Futboll

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të luajë për herë të parë në stadiumin të ri kombëtar, pikërisht përballë Lituanisë, në ndeshjen e dytë në grupe për Ligën e Kombeve.

Fitorja në Bjellorusi i ka dhënë kombëtares kuqezi moralin e duhur, por e gjithë kjo i përket të kaluarës tanimë dhe fokusi është i gjithë te ndeshja e dytë. Kështu u shpreh trajneri Reja, i cili bëri me dije se do të sjellë ndryshime në formacion, i detyruar nga gjendja fizike e lojtarëve.

Trajneri kuqezi Edy Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj

 "Lituania është një skuadër që i pëlqen të luajë futboll. Pasojnë mirë dhe janë të shpejtë. Por unë kam besim të skuadra ime pasi është në gjendje të mirë. Do të duhet të bëj disa ndryshime për këtë sfidë. Mund të kemi edhe debutime, por do të tregohem i kujdesshëm lidhur me zgjedhjet. E kemi kaluar euforinë e Bjellorusisë, na duhet fokus maksimal sepse kemi rrugë të gjatë përpara", deklaroi ai.

Shqipëria sfidon Lituaninë me misionin e 3 pikëshit të radhës këtë hënë në orën 20:45. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos