Fitonte 30 milionë sterlina, UEFA mbyll bashkëpunimin me Gazprom

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 16:43 | Sporte të tjera
Fitonte 30 milionë sterlina, UEFA mbyll bashkëpunimin me Gazprom

UEFA heq të gjitha reklamat e Gazpromit në aktivitet e saj. Organi qeverisës i futbollit evropian kishte një marrëveshje me kompaninë ruse, që besohet të shkonte deri në 30 milionë stërlina në vit, por ata po kërkojnë të ndërpresin kontratën pasi luftës së Rusisë me Ukrainë.

Gjithçka nisi në fakt në një takim të jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv, të mbajtur të premten, kur UEFA konfirmoi se finalja e Champions League e programuar më 28 maj do të kalonte nga “Gazprom Arena” në “Stade de France” në Paris.

Fillimisht ishte skuadra e Shalke 04 që i dha fund bashkëpunimit të saj me Gazprom pas sulmeve që Rusia i bëri Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos