
Deri më tani, ai mund të jetë sportisti më i njohur rus që është shprehur kundër luftës në Ukrainë, e shkaktuar pikërisht nga vendi i tij.
Behet fjalë për rusin Andrey Rublev, numri 7 i renditjes botërore në tenis, i cili gjatë një turneu në Dubai dha një mesazh të thjeshtë po aq sa i qartë, duke shkruar në xhamin e një prej kameramanëve që transmetonin ndeshjen fjalët domethënëse “No war Please”, jo më luftë, ju lutëm.
Gjesti i 24 vjeçarit nga Moska po bën xhiron e mediave ndërkombëtare dhe rrjeteve sociale, me komente entuziaste si “e vetmja shpresë për të ndaluar Putin janë pikërisht rusët”. (A2 Televizion)