
Pas debutimit me fitore përballë Luksemburgut , kombëtarja e Basketbollit për meshkuj u mposht mbrëmjen e të enjtes nga Rumania në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Eurobasket 2025.
Kuqezinjtë u mundën me rezultatin final 101-88 në Rumania, në një duel relativisht të vështirë dhe të luftuar nga të dyja skuadrat.
Të drejtuar nga trajneri Afrim Bilali, përfaqësuesja shqiptare e nisi mirë dhe periodën e parë e mbylli në avantazh me një pikë . Edhe në të dytën kuqezinjtë ishin më mirë pasi udhëhoqën me rezultatin 56 -52 ndërsa 20 minutat e tjera gjithçka u kthye në favor të vendasve.
Më i miri i parketit ishte Elvis Dusha me 20 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar këtë humbje. Një disfatë që peshon tek kuqezinjtë pasi tani më e shohin veten në vendin e dytë pas Rumanisë, ndërsa ndeshjen e radhës e ka më 27 shkurt, përballë Luksemburgut në transfertë. (A2 Televizion)