
Novak Djokovic do të kthehet në fushat e tenisit në muajin shkurt, në “Dubai Duty Free Tennis Championships”, nga 21 deri në 26 shkurt.
Emiratet e Bashkuara Arabe, ku sipas të dhënave të qeverisë është e vaksinuar plotësisht 93,64% e popullsisë, kanë rregulla më pak strikte sesa Australia, që nuk e lejoi tenistin serb që të merrte pjesë në Australian Open.
Për të luajtur në Dubai, Djokovicit do t’i duhet të paraqesë një PCR negative, të bërë jo më vonë se 72 orë para fluturimit, një 6 orë para fluturimit dhe të fundit, kur të paraqitet në kufi.
Kjo do të ishte paraqitja e tij e parë në ATP Cup për këtë vit, pas betejës me autoritetet australiane që i anuluan vizën dhe e kthyen në shtëpi, një ditë para nisjes së Grand Slam-it të parë sezonal. (A2 Televizion)