Dy vite pa Kobe Bryant

Nga A2 CNN
26 Janar 2022, 14:46 | Sporte të tjera
Dy vite pa Kobe Bryant

Edhe pse kanë kaluar dy vite, bota e sportit dhe jo vetëm, akoma nuk është mësuar me mungesën e tij. 26 janari i vitit 2020 ishte dita më e trishtueshme për të gjithë fansat e basketbollit, dita kur të gjithë u njohën me lajmin e pabesueshëm se Kobe Bryant nuk ishte më, por kishte ndërruar jetë në një aksident ajror.

Ishte mëngjesi i një ditë të diel kur në media u përhap shpejt lajmi se legjenda e basketbollit amerikan, si pasojë e një aksidenti ajror, nuk jetonte më. Në moment asnjë nuk mund ta besonte pasi për të gjithë ai ishte më shume se një basketbollist, ishte idhulli i çdo sportisti të vogël që ëndërronte që një ditë të luante në nivelin e një profesionisti.

Gjithçka ndodhi si pasojë e një problemi në helikopterin e tij privat, çfarë solli një aksident fatal jo vetëm për sportistin, por edhe për vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna si dhe 7 personave të tjerë që ndodheshin në bord. Ata ishin nisur nga Los Angelos për në Kaliforni, por një problem i konstatuar shumë vonë nga piloti bëri që rrugëtimi i tij në këtë botë të ishte më i shkurtër nga të gjithë mendonin.

Kushtet atmosferike nuk kishin plotësuar as minimumin e standardit për të fluturuar dhe sipas hetimeve nga policia, u tha se helikopteri i sportistit kishte shikueshmëri të dobët në momentin e përplasjes për shkak të mjegullës çfarë shkaktoi më pas dhe rrëzimin e tij në kodrën e Calabasas në Kaliforni.

Në moshën 41-vjeçare, ai la pas bashkëshorten së bashku me 3 vajzat e tij, por mbetet në mendjen e çdo tifozi të basketbollit për klasin dhe spektaklin që ai dhuronte në parket. Kobe Bryant në karrierën e tij 20-vjeçare fitoi 5 tituj kampion të NBA, u shpall “Basketbollisti më i mirë” për vitin 2008, si dhe mbetet padiskutim ikona e skuadrës Los Angelos Lakers që krenohej sa herë që thirrej emri i tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos