
Fituesi i Tour de France, Egan Bernal, ka përfunduar në terapi intensive pasi është përplasur me një autobus të parkuar teksa ishte duke lëvizur me biçikletë.
25-vjeçari ndodhej në Kolumbi dhe gjatë seancave stërvitore ka humbur kontrollin e biçikletës dhe është përplasur me autobusin e parkuar. Ai iu nënshtrua një operacioni urgjent në shtyllën kurrizore, pati disa fraktura në këmbën e tij të djathtë, por edhe probleme në mushkëri. “Ai është në gjendje të qëndrueshme pas ndërhyrjes së parë të mjekëve në spitalin Universidad de La Sabana në Bogota”, njoftoi më pas ekipi i tij.
Egan Bernal bëri historinë në vitin 2019, duke thyer rekordin 110-vjeçar, si çiklisti më i ri që ka triumfuar në xhiron më të famshme në botë. (A2 Televizion)