Denni Xhepa është skiatori që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Pekin 2022”.
Federata Shqiptare e Skive ka zyrtarizuar emrin e sportistit të vetëm që do të përfaqësojë vendin tonë në këtë Olimpiadë dimërore, që do të zhvillohet në Kinë, nga data 4 deri në 20 shkurt 2022.
Ndonëse deri në momentet e fundit ishte në konkurrencë me olimpistin Erjon Tola, në bazë të renditjes me pikët FIS, ftesa për pjesëmarrje në këto lojëra shkoi për sportistin Denni Xhepa.
Ai dhe trajneri i tij Sildi Xhepa, do të përfaqësojnë ngjyrat kuq e zi, ndërsa Denni garon në disiplinën ski alpine.
Skiatori shqiptar jeton dhe stërvitet në veri të Italisë, ndërsa prej disa kohësh është pjesë e Federatës Shqiptare të Skive, me të cilën ka garuar disa herë, ku së fundmi mund të përmendim garat e FIS dhe kampionatin shqiptar, që u zhvillua në Kronplatz. (A2 Televizion)