Mijëra persona dolën sërish në rrugët e Hong Kongut për të protestuar kundër ligjit të ekstradimeve në Kinë.
E dhunshme ishte edhe përplasja me forcat e shumta policore të cilët përdorën edhe gazin lotsjellës e plumbat e gomës kundër turmës që nuk zmbrapsej dhe përdorte çadra për t’u mbrojtur.
Disa persona mbetën të lënduar nga të dyja palët. Turma u zhvendos nga qendra e qytetit drejt stacionit të metrosë duke bllokuar të gjithë zonën dhe duke mos lejuar lëvizjen normale të mjeteve të transportit.
Policia ndërhyri për ta shpërndarë atë, por ata u rikthyen më të shumtë në numër dhe më të vendosur për t’u përballur fizikisht me forcat e rendit.
E njëjta protestë bllokoi aeroportin më të madh të vendit gjatë të premtes. (A2 Televizion)