
800 persona të cilët dolën të protestonin në rrugët e Moskës gjatë së shtunës kundër pushtetit të Presidentit Vladimir Putin u arrestuan nga forcat e rendit.
“Ku po na dërgoni? Duhet të na thoni ku po shkojmë. Kjo është e drejtë ligjore. Ju po shkelni ligjin me ne. Dhe herët apo vonë do të dënoheni për këtë që po na bëni”, dëgjohen duke thënë protestuesit.
Gjithçka nisi nga një thirrje që lideri i opozitës, Aleksei Navalni u bëri mbështetësve të tij nga qelia e burgut që ta përkrahin në të drejtën e partisë së tij për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 8 shtatorit. Por, zyrtarët nuk e kanë cilësuar një të drejtë që opozita e gëzon, duke i lënë jashtë listave, madje duke u hequr edhe të drejtën e promovimit në televizionin shtetëror, që mbetet ende më i ndjekuri në Rusi.
Me thirrjet “Rusia pa Putinin” dhe “Putin jep dorëheqjen”, mbështetësit e opozitës dolën në rrugët e Moskës në një prej protestave më të egra që vendi ka njohur ndonjëherë. Mes tyre pati edhe të plagosur.
Në polici u shoqëruan më shumë se 3500 persona, 700 prej të cilëve ishin gazetarë. Sipas informacioneve, shumica e tyre u mbajtën në komisariate për disa orë dhe u lëshuan sërish. (A2 Televizion)