Ligji i ri për “energjinë e pastër”, grupet e interesit: Merr parasysh disa kërkesa, por ka vend për rregullime

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 16:25 | Ekonomi
Ligji i ri për “energjinë e pastër”, grupet e

Ligj ambicioz që merr parasysh disa prej kërkesave të biznesit, por që ka nevojë për rishikimeve para se të çohet për votim në Parlament. Kështu e vlerësojnë grupet e interesit projektligjin e ri për energjitë e rinovueshme, i cili synon të rregullojë tregun e vetë-prodhimit nga fotovoltaikët.

“Ligji i ri ka marrë parasysh disa nga kërkesat tona si grup biznesi dhe ka sjellë edhe disa të reja. E para ka të bëjë me përfshirjen e konceptit të vetëprodhuesve kolektivë, si një nga kërkesat tona dhe të konsumatorëve. Nuk është marrë parasysh ndërkohë limiti për fuqinë e instaluar deri në 500 kv për të cilin ne kemi kërkuar që të ishte në nivel më të lartë”, thotë Çekrezi.

Gjithashtu nxitja e vetëprodhimit të energjisë përmes skemave përkrahëse nga qeveria, duhet të merret parasysh deri në miratimin e projektligjit.

“Do duhej të përfshihej një formë subvencioni për familjet që vendosin panelet fotovoltaike”, vijon Çekrezi.

Vetë-prodhues quhet te gjitha ato biznese qe kane te instaluar panele diellore për nevojat e veprimtarisë së tyre, kryesisht fabrika. Ligji i ri garanton mundësinë e tregtimit të tepricave të tyre, pra energjisë qe nuk shfrytëzohet, një kërkesë e hershme e sipërmarrjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos