Ligji për dosjet, Balla: Janë dy propozime, synojmë ta miratojmë deri në fund të korrikut

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 10:41 | Politikë
Ligji për dosjet, Balla: Janë dy propozime, synojmë ta

Mazhoranca dhe opozita po diskutojnë dy variante të ndalimit të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit për të qenë pjesë jo vetëm e politikës, por edhe zgjedhjes në funksione vendore.

Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla theksoi se kjo nuk u arrit të miratohet para zgjedhjeve vendore të 14 majit, por shpreson që të miratohen brenda kësaj legjislature parlamentare.

"Po diskutohen dy variante të ndalimit të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit për të qenë pjesë jo vetëm e politikës, por edhe zgjedhjes në funksione vendore. Balla ka vullnet politik për të ngritur mekanizma ndalues me fuqi prapavepruese për dekriminalizimin. Mekanzimi është që kur rezulton bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit e humb mandatin, ka qenë propozimi ynë. Kurse i opozitës është një ligj i ri i posaçëm ku ndërhyhet përmes Autoritetit të Dosjeve që ka fuqi verifikuese dhe merr vendimin përfundimtar; të zgjidhesh apo jo në këto funksione. Ajo që na duhet është t’i bëjmë bashkë dhe të shkojmë në zgjidhje konkrete ligjore.

A do miratohet deri në fund të muajit korrik?

Balla: Po besoj.

Ne do shkojmë me propozimin tonë, opozita ka një tjetër ne jemi të hapur të diskutojmë çdo formë. E rëndësishme është rezultati përfundimtar. Sot është një moment i rëndësishëm ku ka konsensus të gjerë". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/24/hapja-e-dosjeve-godole-zgjodhem-modelin-e-gabuar-merremi-me-spiunet-dhe-jo-me-drejtoret-e-tyre/

A2 CNN Livestream

Latest Videos