
Komisioni i Sigurisë Kombëtare rrëzoi, këtë të martë, dekretin e Presidentit Meta për kthimin e ligjit për Policinë e Shtetit.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka argumentuar se ka paqëndrueshmëri në arsyetimet e Presidentit dhe ka kërkuar nga deputetët ta rrëzojnë dekretin.
Lleshaj është shprehur se Policia e Shtetit ka nevojë për atribute e kompetenca shtesë, pasi ndryshimet janë të stadit fillestar, krahasuar me ato të policive europiane. (A2 Televizion)