Ligjit anti-KÇK, Bardhi: Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh

Nga A2 CNN
31 Janar 2020, 15:26 | Politikë
Ligjit anti-KÇK, Bardhi: Sa herë ka një hall të madh, Rama

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi me anë të një postimi në Tëitter në lidhje me miratimin e ligjit anti-KÇK, duke thënë se të besosh që ky ligj do të zbatohet nga Rama, është njësoj si të besosh që “hijena do të bëhet vegjetariane”.

Më tej, Bardhi e krahason ligjin anti-KÇK me Forcën e Ligjit, duke e vlerësuar atë si një dështim.

“Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane. Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “Anti-KÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar.  Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar”, shkruan Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos