Lihet e pandryshuar masa e pezullimit nga detyra për Artan Shkëmbin

Nga A2 CNN
15 Tetor 2020, 10:30 | Aktualitet
Lihet e pandryshuar masa e pezullimit nga detyra për Artan Shkëmbin

Apeli i Posaçëm lë të pandryshuar masën e "pezullimit nga detyra" për Artan Shkëmbin, zyrtarin e lartë të OFL-së.

Shkëmbi ankimoi më 8 tetor masën e sigurimit “pezullim nga detyra”. Ai kërkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës se Posaçme dhe shfuqizimin e masës.

Sipas avokatit, Artan Broci, vendimi i Shkallës së Parë i Gjykatës së Posaçme është i paarsyetuar. Avokati pretendon se provat janë administruar dhe se qëndrimi i tij në detyrë nuk rrezikon prishjen e tyre.

Nëndrejtori i Operacionit Forca e Ligjit, u pezullua nga detyra me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Pak kohë pasi kaloi të tre filtrat e vetting-ut, atë profesional, moral e pasuror, Artan Shkëmbi u pezullua nga detyra më 28 shtator. Mbi të rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerrje sekreti”. Partnerët ndërkombëtarë dërguan informacione pranë Prokurorisë së Posaçme se Shkëmbi është i lidhur me dekonspirimin e operacioneve në nxjerrjen e sekretit hetimor dhe korrupsion. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/02/pezullimi-i-shkembit-ngre-pikepyetje-mbi-ofl-juristet-mundesi-amnistimi-pasurive-kriminale/
https://a2news.com/2020/10/02/shcba-shperdorimi-dhe-korrupsioni-fenomenet-me-tipike-ne-polici/
https://a2news.com/2020/10/01/dosjet-nder-vite-te-zyrtareve-te-perfshire-ne-korrupsion-artan-shkembi-nuk-eshte-i-vetmi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos