Liqeni i mbushur me “Coca Cola” që mahnit vizitorët në Brazil

Nga A2 CNN
18 Gusht 2021, 22:52 | Aktualitet

Këto fotografi të pabesueshme tregojnë një liqen që duket sikur është i mbushur me një nga pijet freskuese më të famshme në botë.

Ai është i vendosur në shtetin brazilian të Rio Grande do Norte dhe ndoshta nuk është për t'u habitur, por njihet nga të gjithë si "Laguna e Coca Cola", megjithëse emri i tij i vërtetë është liqeni Araraquara.

Ngjyra ikonike e Coca Cola-s vjen nga karameli, por ujërat ngjyrë kafe të errët të lagunës janë rezultat i një përqendrimi të lartë të jodit dhe hekurit, të kombinuara me një pigment nga rrënjët e pemëve të zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos