Vijon lufta për izolimin e zjarrit në malin e Tërbunit, digjet 550 ha pyll

Nga A2 CNN
18 Gusht 2021, 20:02 | Aktualitet

Zjarrfikësit dhe banorët e zonës kanë vijuar dhe orët e fundit betejën për fikjen e zjarreve në malin e Tërbunit, i cili është aktiv prej disa ditësh.

Sipas të dhënave nga autoritetet, zjarri është izoluar plotësisht në pjesën veriore dhe lindore të malit të Tërbunit dhe së fundmi është arritur të vihet në kontroll dhe pjesa më e madhe e vatra në vendin e quajtur Qershizë.

Zjarri,  i nisur prej ditës së enjte në mesdite e deri sot ka djegur rreth 550 ha pyll pishe dhe Ahu e bimësi të tjera.

Edhe gjatë ditës së nesërme do të bashkohen krahas repartit zjarrfikës dhe shërbimit pyjor dhe forca të ushtrisë, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar gjatë këtyre ditëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos