Lirimi nga qelia, dy vendimet e gjykatës, si u "zerua" rrezikshmëria e Muratit

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 20:01 | Kronikë
Lirimi nga qelia, dy vendimet e gjykatës, si u "zerua"

Një gjurmë gishti në kutinë e një pistolete të gjetur në një bazë armatimesh në Tiranë tradhtoi Fatjon Muratin dhe e çoi në burg në tetor të vitit të kaluar, por qëndrimi i tij në izolim zgjati pak.

Në dhjetor 2022, gjyqtarja e Tiranës, Migena Laska, e njëjta që caktoi për të masën e sigurisë “arrest në burg” vendosi të zbusë masën në “arrest në shtëpi”.

Dy vendimet e siguruara nga A2 CNN nuk ngjajnë jo vetëm nga dispozitivi, por as nga mënyra se si konsiderohet Murati në to. Kështu, në të parin, që e la ne qeli, në 11 tetor, gjykata shprehet se personi nën hetim paraqet rrezikshmëri shoqërore të theksuar. Po ashtu, sipas gjykatës, ekzistonte rreziku i prishjes së provave dhe shmangies nga hetimi.

Përfundimi i hetimit, ka çuar në lehtësimin e kushteve ligjore për Muratin, që çuan me pas në lirimin e tij.

Prokuroria ka rikualifikuar veprën penale, duke e bërë përgjegjës Muratin për mbajtje të armës së zjarrit në banesë, për të cilën marzhi i dënimit është nga 1 në 3 vjet burg. Në vendimin e lirimit, të 28 dhjetorit 2022 gjykata arsyeton se personin nën hetim nuk rezulton të ketë ndonjë rrezikshmëri të lartë, apo të veçantë, të bazuar në prova dhe se rezultonte se arma në kutinë e së cilës ishte gjurma e gishtit të tij nuk ishte përdorur në asnjë ngjarje kriminale.

Me tej gjykata shprehet se akuza shfaqet e brishtë, e dyshimtë dhe e paqartë. Në listën e rrethanave lehtësuese ishin edhe mungesa e precedentëve të mëparshëm penale, nënën e moshuar në nevojë për përkujdesje dhe bashkëjetuesja në rrethana të vështira psiko-emocionale, që ndihej e vetme në rritjen dhe edukimin e fëmijës së tyre.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/13/duhet-te-ishte-ne-arrest-shtepie-pronari-i-lokalit-te-sulmuar-me-arme-fatjon-murati-dyshohet-se-eshte-larguar-nga-shqiperia/
https://a2news.com/2023/03/13/sulmi-ne-lokalin-e-fatjon-muratit-policia-zbardh-dinamiken-e-ngjarjes-20-mije-euro-shperblim-per-keto-qe-ndihmon-ne-kapjen-e-autoreve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos