Me kampera plot me drogë drejt Greqisë, kapen "mat" 4 rumunë, 5 të tjerë në kërkim

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 18:50 | Kronikë
Me kampera plot me drogë drejt Greqisë, kapen "mat" 4

Policia e Vlorës ka kryer një megaoperacion, në kuadër të të cilit janë sekuestruar 260 kilogramë kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona. Mësohet se të arrestuarit janë shtetas rumunë, të cilët u përpoqën që sasinë e drogës ta kalonin në Greqi me anë të dy kamperave.

Ata kamufloheshin si turistë, ndërsa u hoqën si çifte, të cilët po shkonin në Greqi për pushime. Mësohet po ashtu se, janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë, bashkëpunëtorë me të arrestuarit.

Mësohet se, shtetasit e arrestuar rumunë kishin hyrë edhe dy herë të tjera në vendin tonë, duke bërë policinë të dyshojë se ata e kanë kryer këtë aktivitet edhe herë tjetër.

“Në vijim të operacioneve policore për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat hetimore dhe Forca Operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe shërbimet e Komisariateve të Policisë Sarandë dhe Himarë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në inteligjencën policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “CAMPER”.

Në kuadër të këtij operacioni, sot, në orët e para të mëngjesit, u bë e mundur kapja dhe prangosja e 4 shtetasve rumunë që transportonin një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, me 2 automjete luksoze të tipit “Camper”, me targa rumune, me qëllim trafikimin e kësaj lënde në shtetin grek e më tej.

Konkretisht u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. C., 20 vjeç, M. C., 20 vjeçe, F. T., 24 vjeç dhe A. P., 21 vjeçe, të katërt me shtetësi rumune. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk bëhen publike.

Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, në tentativë për të dalë nga territori shqiptar, u gjetën të fshehura në një ndarje të fshehtë dhe të përshtatur artificialisht, në automjet, një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike.  Vendet e fshehta të përshtatura u zbuluan në të dy CAMPERAT e sekuestruar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për llogari të disa bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, tashmë të shpallur në kërkim, kamufloheshin si turistë, duke marre me qera campera luksozë, dhe të ndarë në dy çifte kryenin trafikimin e lëndës narkotike nga vendi ynë për në Greqi dhe më tej.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit. (A2 Televizion)

https://youtu.be/JFmU7A8afHY

A2 CNN Livestream

Latest Videos