
Një fëmijë i mitur ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e së hënës në Maliq, pasi u godit nga një i mitur tjetër që po lozte me biçikletë.
Fëmija 5 vjeçar ka marrë dëmtime të kokë dhe pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)