Lista e zezë e amerikanëve, SHBA paralajmëron: Zyrtarë të tjerë do shpallen ''non grata"

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 09:09 | Politikë
Lista e zezë e amerikanëve, SHBA paralajmëron: Zyrtarë

“Të mos e vënë shpirtin në paqe. Zyrtarët e korruptuar paralajmërohen se mund të kenë fatin e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, ish kryebashkiakut Vanush Dako dhe deputetit Tom Doshi dhe të shpallen “non grata” në Shtetet e Bashkuara”.

Mesazhin për zyrtarët e korruptuar, selia diplomatike e ka përcjellë përmes një video ku sqaron se janë 100 persona të cilëve iu është ndaluar përjetësisht hyrja në Amerikë dhe 14 prej tyre janë dy ish zyrtarët Llalla e Dako dhe deputeti Doshi që doli nga zyra e PS dhe hyri në Kuvend përmes PSD, së bashku me familjet e tyre.

Ambasada sqaron se një zyrtar shpallet “non grata” kur faktohet përfshirja në korrupsion dhe është Sekretari Amerikan i Shtetit që publikon vendimin duke iu referuar legjislacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konkretisht nenit 7031 C .

“Neni 70 31 C përcakton si shkelje: Të kërkuarit apo dhënien e parave, dhuratave apo përfitimeve të tjera personale në shkëmbim të favoreve të kërkuara për shkak të postit. Përvetësimin e fondeve publike. Ndërhyrjen në procese gjyqësore, zgjedhore, apo procese të tjera publike”.

Në listën e personave “non grata” të SHBA janë persona të akuzuar për korrupsion e torturë, mashtrim elektoral, shtypje të protestave paszgjedhore, zhdukje e ekzekutime ekstra ligjore dhe 16 shtetas arabë të dyshuar në vrasjen e gazetarit saudit Khashoggi.

Ambasada Amerikane në Tiranë e ka bërë publike videon në kuadër të javës së aktivizmit dhe e mbyll me angazhimin se Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos