
Edi Rama është pyetur në konferencën e kësaj të shtune edhe për krimin në vend dhe vrasjet. Ai është shprehur se pavarësisht ngjarjeve të tmerrshme të muajit gusht, Shqipëria është në vitin me numrin më të ulët të ekzekutimeve në 30 vite.
“Ne kemi pasur problemet tona me rendin, të disa vrasjeve të sëkëlldisëse gjatë muajit gusht. Në Shqipëri, ishte një kohë kur vriteshin 100 persona në vit. Ne e kemi ulur në përgjysmim mesatarisht numrin e vrasjeve në Shqipëri. Pavarësisht atyre që kanë ndodhur gjatë gushtit, jemi në vitin me numrin më të ulët të vrasjeve në 30 vitet e fundit.
Ne mund të përmirësohemi dhe do të përmirësohemi. Sot, ne jemi në mesataren e kontinentit Europian. Kemi qenë në fundin e një pusi ku nuk na dukej emri. Ka edhe më mirë, madje edhe në rajon, por ne do të synojmë më mirë. Shqipëria është një vend më i sigurt se asnjëherë më parë”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)