Rrezikon përjashtimin, por City bën gati 400 mln euro për merkaton

Nga A2 CNN
3 Mars 2019, 17:13 | Futboll
Rrezikon përjashtimin, por City bën gati 400 mln euro për

Manchester City mbetet në shënjestrën e UEFA-s. Revista gjermane, “Der Spiegel” ka publikuar të tjerë dokumente, që mund të rëndojnë pozitat e klubit anglez.

Bëhet fjalë për sponsorizime fiktive nga pronari, Sheiku Mansour, i cili ka injektuar fonde personale në arkat e klubit, për të rritur të ardhurat dhe për të kaluar pengesat e “fair play-t financiar”. Kjo çështje i shtohet transferimeve të ndaluara të lojtarëve nën moshë.

Manchester City rrezikon bllokimin e transferimeve të lojtarëve, apo edhe më keq, përjashtimin nga edicioni i ardhshëm në Champions League. Por, me gjithë situatën e krijuar, klubi ka planifikuar 400 milionë euro për ti investuar në merkaton e verës, me objektivin që të ndërtojë skuadrën më të fort në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos