
Edhe pse arriti të dominojë, duke krijuar shumë raste, Liverpool-i nuk mundi të merrte më shumë se një pikë ndaj Manchester United në ndeshjet e rëndësishme për kryesimin në Premier League.
Takimi u mbyll pa gola edhe pse kampionët në fuqi të Anglisë e dominuan atë, ndërsa në anën tjetër United u tregua më i kujdesshëm në fazën mbrojtëse.
Në ndeshjen tjetër të së dielës, Tottenham i Mourinhos fitoi në transfertë 1-3 ndaj Sheffield Utd.
Pas kësaj jave, Manchester Unitet kryeson me 37 pikë, 2 më shumë se Leicester i vendit të dytë dhe 3 më shumë se Liverpooli. (A2 Televizion)