Lleshaj i do paratë e krimit në xhepin e Policisë, deputetët refuzojnë

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 16:08 | Politikë
Lleshaj i do paratë e krimit në xhepin e Policisë, deputetët

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, janë ndër 15 kushtet e Bashkimit Europian në negociatat me Shqipërinë. Ministri i Brendshëm është i bindur se ka ndikuar pozitivisht me Operacionin Forca e Ligjit.

Tani, Sandër Lleshaj kërkon që njerëzit në vijën e parë të luftës të shpërblehen, pikërisht me paratë e konfiskuara nga krimi. Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, t'i kalojnë pronat e sekuestruara nga OFL.

Me paketën anti-KÇK, merr më shumë kompetenca por dhe kalon në varësi të ministrisë së Brendshme. Sipas ndryshimeve në ligjin antimafia, 60% e parave që gjenerohen nga pronat e krimit, shkojnë për Policinë e Shtetit, por edhe për punonjësit më të guximshëm të agjencisë.

Por pritshmëritë e ministrit për të pasur më shumë para, i prishi Komisioni i Ligjeve, i  cili e quajti absurde mbështetjen që i kishte dhënë homologia e financave. Se në cilin xhep do të futen paratë e krimit duket se do të vendoset në seancë. Por juristët e ligjeve dhanë votën kundër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos