Meta komenton “Venecian”: I falënderoj raporterët që treguan integritet të lartë, nuk ka qenë e lehtë për ta

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 14:55 | Politikë
Meta komenton “Venecian”: I falënderoj raporterët që

Duke komentuar për herë të parë opinionin e Komisionit të Venecias, Presidenti Meta tha se nuk ka qenë e lehtë për anëtarët e komisionit për të përpiluar raportin përfundimtar.

“Kjo çështje nuk duhet të kishte shkuar kurrë në Venecia, i falënderoj raporterët që treguan integritet të lartë. Nuk ka qenë e lehtë për ta, çështja më e thjeshtë ka zgjatur më shumë se çdo çështje tjetër”, tha Presidenti në një konferencë për mediat zhvilluar këtë të hënë.

https://youtu.be/7EOvpiuGHJ0

Meta thotë se opinioni i jep të drejtë atij në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe në konfliktin me shumicën sa i përket funksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Është e qartë që Komisioni i Venecias i sqaron në mënyrë më të kristaltë raportet e institucioneve të përfshirë në këtë debat. Nuk ekziston asnjë prejse në raportin e Venecias që të ketë vërejtje apo kritikë për institucionin e Presidencës. E vetmja ide që nuk e kundërshtoj dot për ndryshime kushtetuese është që Presidenti të zgjidhet nga populli. Për çështjet e tjera, Venecia e thotë qartë se çfarë duhet bërë dhe në çfarë rrethanash”, shtoi Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos