
Shqipëria ka arritur të fitojë medaljet e para në Lojërat Mesdhetare, që po zhvillohen në Algjeri.
Mundësi Zelimkhan Abakarov u shpall kampion në peshat 65 kg, në stilin e lirë, duke marrë edhe medaljen e artë. Në finale, Abakarov mundi izraelitin Yehia Hafez (11-0).
Ndërkohë, Islam Dudaev ka fituar medaljen e bronzit, pasi mundi në finalen për vendin e tretë algjerianin Ikkal (8-0).
Të dy këta sportistë janë nga Çeçenia, të natyralizuar shqiptarë. (A2 Televizion)