Lojtari australian i regbisë gjendet i vdekur në lokalin spanjoll

Nga A2 CNN
20 Tetor 2022, 10:02 | Sporte të tjera
Lojtari australian i regbisë gjendet i vdekur në lokalin spanjoll

Një lojtar i ligës australiane të regbit është gjetur i vdekur në Spanjë disa orë pasi miqtë e tij e kishin shpallur të zhdukur.

Trupi i Liam Hampson u gjet në dyshemenë e një klubi nate në Barcelonë, ku sipas mediave lokale mendohet të ketë pasur një aksident fatkeq.

Ai kishte udhëtuar në Evropë me një grup të rinjsh, mes të cilëve dhe lojtarë të Ligës Kombëtare të Regbit, të cilët e raportuan të zhdukur tek autoritetet katalanase.

Hampson luante në ligën e Queensland për Redcliffe Dolphins, një ekip që pritet të ngjitet në kampionatin e profesionistëve NRL, sezonin e ardhshëm.

Ai ishte ndarë nga miqtë e tij kur u larguan nga klubi i natës Sala Apollo në Barcelonë në orët e para të së martës me orën lokale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos