Lojtari i Holandës akuzohet për tentativë vrasjeje

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2021, 13:32 | Futboll
Lojtari i Holandës akuzohet për tentativë vrasjeje

Futbollisti holandez, Quinsi Promes, rrezikon të burgoset deri në tre vjet e gjysmë. Ndaj sulmuesit që aktivizohet te Spartaku i Moskës rëndojnë akuzat e agresionit dhe tentativës së vrasjes ndaj një kushëririt të tij.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat në Vendet e Ulëta. Episodi ka ndodhur në verën e vitit 2020.

Sipas të dhënave, lojtari i përfaqësueses holandeze ka sulmuar një të afërmin e tij me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda në gju. Ngjarja u regjistrua gjatë një takimi familjar në rrethinat e Amsterdamit.

I lindur në kryeqytetin holandez, Promes iu bashkua Ajax në 2019 nga Sevilla për një marrëveshje 15 mln euro përpara se të shkonte prapë te Spartaku në Rusi për t’u shpallur dhe futbollisti i vitit.

Ai është pjesë e kombëtares së “Tulipanëve” dhe në 50 ndeshje të luajtura ka shënuar 7 gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos