20 penallti për të përcaktuar derbin, Dinamo i falet Bakajt

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 22:48 | Futboll

Dinamo ka kaluar në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, pas një derbi epik ndaj Tiranës.

Pas 120 minutave dhe 20 penalltive të ekzekutuara, blutë arritën që të prisnin biletën për në raundin tjetër, ku i pret Partizani.

Tirana arriti të kthente rezultatin 2-0 të sfidës së parë, falë golave të Gjumsit e Limajt, me 11-metërsh.

Në shtesa nuk u shënua asnjë gol, ndërsa në serinë e penalltive, portieri dinamovit, Edvan Bakaj, bëri diferencën me pritjet e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos