Longo shigjeton Tiranën: Gara për titull, e pabarabartë

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 12:18 | Futboll
Longo shigjeton Tiranën: Gara për titull, e pabarabartë

Diego Longo ndez luftën për titull me Tiranën. Edhe pse nuk e fsheh ambicien për të triumfuar në kampionat, drejtuesi i stolit të Kukësit shigjetoi rivalët. Me veri-lindorët që synojnë të mos humbasin terren nga bardheblutë kryesues, trajneri italian e vendos theksin te projektet e ndryshme të dy skuadrave.

 “Jemi në sinkron me presidentin, sepse kemi të njëjtën ëndërr dhe ambicie drejt titullit kampion. Por, e vërteta është se gara nuk është e drejtë, pasi vetëm tre futbollistë të Tiranës kanë buxhet sa i gjithë ekipi i Kukësit. Gjithsesi ne do të luftojmë”.

Sipas trajnerit italian, “edhe pse në opinion thuhet se pësojmë shumë gola, fakti është se jemi skuadra që kemi sulmin më të mirë dhe mbrojtjen më të mirë të kampionatit. Duhet të përmirësohemi dhe t’i shfrytëzojmë më mirë rastet e shumta që krijojmë”.

Kukësi kërkon fitoren e pestë me radhë në Kategorinë Superiore, teksa këtë të enjte luan ndaj Laçit në Arenën Kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos