Xavi tregon “të vërtetën e hidhur”: Barcelona është fundosur, sot nis një epokë e re

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 08:26 | Futboll
Xavi tregon “të vërtetën e hidhur”: Barcelona

Pas humbjes ndaj Bayern Munchen dhe eliminimit nga Champions League që në fazën e grupeve, gjë që ndodhte për herë të parë në 21 vitet e fundit për Barcelonën, trajneri i spanjollëve, Xavi Hernandez foli “pa doreza” për gjendjen ku ndodhen sot “blaugrana”-t.

“Bayern sot ishte më i mirë dhe më superior. Ne u munduam, por na vunë poshtë. Kjo është e vërteta e hidhur. U thashë futbollistëve që sot nis një epokë e re. Jam që i vogël me Barcelonën dhe jam shumë i lënduar nga kjo gjendje. Nuk duhet t’ia lejojmë vetes që të vazhdojmë në këtë gjendje”, tha Xavi pas ndeshjes.

“Do ta nisim nga zero. Mendoja se mund të ishim më mirë, por e vërteta është që jemi dobët. Tani jemi të zhgënjyer, por do ta kthejmë Barcelonën në vendin që i takon”, shtoi trajneri i Barcelonës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/08/bayern-tjeter-grusht-te-rende-barcelones-spanjollet-jashte-champions/

A2 CNN Livestream

Latest Videos