
Chelsea nuk ka shkuar më shumë se një barazim në ndeshjen e fundit në grupet e Champions League, duke humbur në këtë mënyrë dhe vendin e parë në klasifikim.
“Blutë” e Londrës u ndanë me rezultatin 3-3 me Zenitin në Rusi, në një ndeshje me dy fytyra për kampionët në fuqi të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.
Ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte rikthimi i Lukakut në formacion dhe tek goli. Dy golat e tjerë u shënuan nga Timo Ëerner. Atëherë kur ndeshja mendohej që kishte përfunduar vjen dhe barazimi i vendasve me anë të Erokhin.
Në ndeshjen tjetër të grupit H, Juventus fitoi minimalisht 1-0 ndaj Malmo, me një gol të shënuar nga Kean në pjesën e parë të takimit që i tha italianëve dhe vendin e parë. (A2 Televizion)