Nuk ndodh mrekullia, Milani jashtë Champions, Real mposht Interin

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 22:57 | Futboll
Nuk ndodh mrekullia, Milani jashtë Champions, Real mposht Interin

Milani është jashtë Champions League edhe pse besoi deri në minutën e fundit në ndeshjen ndaj Liverpool në San Siro, ku u mposht 1-2.

Edhe pse me mungesa të shumta, skuadra e Klopp dominoi takimin, duke vulosur eliminimin e kuqezinjve. Ndërkohë, skuadra tjetër që do t’i bashkohet Liverpool në fazën tjetër është Atletico Madrid, e cila fitoi 1-3 në Portugali ndaj Portos.

Me nga një gol në secilën pjesë, Real Madrid mposhti Interin, 2-0. Kros shënoi në pjesën e parë, ndërsa Asensio, vulosi suksesin e madrilenëve në pjesën e dytë. Megjithatë, të dyja skuadrat e kishin siguruar kualifikimin për në fazën e ardhshme të Champions League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos