Lot, dëshpërim dhe një e ardhme që nuk do të jetë më kurrë njësoj. Lajmi për largimin e Messi-t nga Barcelona hoqi shumë buzëqeshje në mbarë botën e futbollit ndërsa për tifozët katalanas dhimbja është e papërshkrueshme.
Njësoj si verën e kaluar kur Messi kërkoi largimin pas krisjes me ish-presidentin Bartomeu, dhjetwra adhurues të argjentinasit u ulën pranë stadiumit “Camp Nou” dhe në heshtje kujtuan momentet magjike të 21 viteve me legjendën argjentinase.
Ndarja këtë herë nuk ka kthim pas dhe nga ky sezon tifozët e Barcelonës duhet përshtaten me idenë e një skuadre që nuk do të ketë më yllin e saj më të madh në fushë. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )