Prishtina bën mrekullinë në ndeshjen e parë të Conference League, mposht skuadrën norvegjeze

Nga A2 CNN
5 Gusht 2021, 22:19 | Futboll
Prishtina bën mrekullinë në ndeshjen e parë të

Prishtina ka arritur të bëjë surprizën në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Conference League, duke mposhtur norvegjezët e Bodo/Glimt 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Edhe pse u ndëshkuan me një gol që në minutën e 11 të ndeshjes, lojtarët e Prishtinës gjetën forca duke përmbysur gjithçka.

Otto John barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë duke e dërguar topin në rrjete me një goditje me kokë. Ndërkohë, 8 minuta para fundit norvegjezen realizuan në portën e tyre duke i dhënë në këtë mënyrë fitoren skuadrës së Prishtinës.

Tashmë kualifikimi për në fazën tjetër do të vendoset në ndeshjen e kthimit e cila do të zhvillohet në javën e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos